Pas 12 viteve kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu arriti që t’ia riktheje këtë komunë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora, kandidati për kryetar nga LDK, Ruzhdi Shehu arriti ta ruaj fitoren në komunën e Junikut, pas një garë të ngushtë me kundërkandidatin e tij nga AAK.

Ruzhdi Shehu i LDK-së nga diaspora mori 200 vota më shumë se Agron Kuçi i AAK-së. Ai në total mori plotë 436 vota nga mërgimtarët duke fituar kështu udhëheqjen e Junikut për katër vitet e ardhshme.

Premtimet e Ruzhdi Shehut për Junikun

I lindur në Junik, në vendin me pamje përrallore është kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu.

Shehu e njeh cdo gurë të këtij vendi dhe e di sakt se çka duhet të punohet, duke shtuar se resurset e pasura, potenciali i madh në bujqësi dhe turizëm janë përparësitë kryesore të junikut.

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu theksoi se vizioni i tij kryesor për Junikun është një zhvillim i qëndrueshëm i bazuar në katër shtylla kryesore: agrokulturë, turizëm, infrastrukturë e ndërmarrje publike.

Shehu tha se qeverisja e LDK-së në Junik synon nivelin e zhvillimit arsimor, funksional e profesional.

Ndërsa sa i përket menaxhimit të pandemisë Shehu shtoi se janë të fokusuar në jetën dhe shëndetin e secilit qytetar.

Si ndër projektet më të mëdha në junik Shehu e mendon realizimin e Master-Planit për ndërtimin e kompleksit turistik në bjeshkët e junikut “Qendra Turistike Gjeravica”, që përfshinë infrastrukturë rrugore, teleferikun, stazat e skijimit si dhe objektet e shërbimeve të Gastronomisë dhe hotelerisë.

Shehu thotë se është e rëndësishme ruajtja e madhështisë së junikut, kësaj vatre të kulturës dhe historisë.

Biografia e Ruzhdi Shehut

Ruzhdi Shehu (LDK) – Kandidat për Kryetar të Komunës së Junikut

I lindur më 15 shkurt 1961 në Junik, i martuar dhe prind i katër (4) fëmijëve. Z. Ruzhdi Shehu ka kryer shkollën fillore në Junik ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Vllezërit Frashëri” në Deçan.

Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ndërsa Studimet Postdiplomike (Master) i përfundoi në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave Politike të Universitetit të Evropës Juglindore. Z. Ruzhdi Shehu është Udhëheqës i Sektorit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve në MTI.

Gjatë viteve 2008-2014 ka qenë Kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në MTI. Ndërsa gjatë viteve 2006-2008 ka qenë Kryeshef i Ekzekutivit në Komunën e Junikut. Gjatë viteve 2003-2006 ka qenë Inspektor Tatimor dhe Menaxher i Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj të Kosovës pranë Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjatë viteve 1992-1999 ka qenë Kryetar i Këshillit Komunal për Financim në ish-sistemin paralel në Junik. Ndërsa gjatë viteve 1985-1994 ka qenë udhëheqës i përgatitjes operative të prodhimit në Fabrikën e tekstilit“Junitex” në Junik.Z. Ruzhdi Shehu është themelues dhe anëtar i degës së LDK në Junik ndërsa që nga viti 2009 është edhe kryetar i degës së LDK në Junik. Në vitet 2007 dhe 2019 ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prej vitit 2001 deri në 2006 ka qenë Këshilltar Komunal në Kuvendin Komunal të Deçanit nga rradhët e LDK-së.Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, z. Ruzhdi Shehu është Kandidat për Kryetar të Komunës së Junikut.