Profesorit rus i gjenden në çantë duart e prera të një gruaje

Policia në Shën Petërsburg e kanë arrestuar një profesor të njohur të historisë nën dyshimin për vrasje të një ish-studenteje pasi u nxor nga lumi me një çantë ku u gjendën duart e prera të një gruaje.

Mediet lokale në qytetin perëndimor rus raportuan se profesori universitar, Oleg Sokolov, ishte i dehur dh era në lumë përderisa po përpiqej t’i fshehte pjesët e trupit të gruas të shtunën.

Autoritetet policore më pas shkuan për ta kontrolluar shtëpinë e tij, ku e gjetën trupin pa kokë të Anastasia Yeshchengo-s, 24 vjeçe, me të cilën ai kishte bashkëpunuar për hartimin e disa punimeve shkencore.

Ky historian është autor i librave për liderin ushtarak francez, Napoleon Bonaparte, dhe ka shërbyer si këshillues historik gjatë prodhimit të disa filmave. Në vitin 2003, ai në Francë ishte nderuar me çmimin “Legion d’Honneur” (“Legjioni i Nderit”).

Sokolov ishte gjithashtu anëtar i Institutit Francez për Shkenca Sociale, Ekonomik dhe Politikë, shkruan “The Guardian”.