Profesori universitar: Nuk shahet Shqipnia per Bregoviqin, tu honger “Plazma” e tu pi “Rosa”

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka ironizuar me kritikuesit e pjesëmarrjes së artistit Goran Bregoviq në festivalin e birrës në Korçë.

Ai ka thënë se “Nuk shahet Shqipnia per Bregoviqin, tu honger “Plazma” e tu pi “Rosa””.

Goran Bregoviq, një muzikant dhe ish-frontman i bendit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi, nuk është mirëpritur në festivalin në qytetin shqiptar të Korçës.

Lajmi se Bregoviq do të performojë më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë në Shqipërinë juglindore, ka shkaktuar një valë të shkrimeve negative në media në Kosovë.

Muzikantë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria u tërhoqën nga festivali.

Një protestë në Korçë ishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale, dhe disa media nga Kosova raportuan se atje ishin mbledhur katër persona, të cilët ecnin me pankartën “Bregoviq nuk je i mirëpritur në festën ‘Birra Korça’! Nëse kërkoni ndjesë për të kaluarën, të falim”.