Profesori i njohur dhe kandidati për deputet, Artan Nimani ka publikuar të dhëna tronditëse sa i përket varfërisë reale në Kosovë.

“Të dhënat e FMN-së për vitin 2024 zbulojnë një realitet tronditës: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës, e tejkaluar vetëm nga Ukraina, një shtet që po përballet me një luftë shkatërruese. Ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. Mungesa e reformave efektive dhe zbatimi i politikave joadekuate kanë lënë Kosovën në një pozicion të turpshëm në hartën ekonomike të Evropës”, ka shkruar Nimani.

Ai në postimin e tij në facebook ka paraqitur të dhënat e FMN-së ku Kosova rënditet fill pas Ukrainës, e cila është në luftë tash e disa vjet.

Nimani në listën e koalicionit AAK-Nisma-Intelektualët E30, kandidon me numrin 25.

Postimi i plotë:

Zhvillimi Imagjinar – Varfëria reale!

Të dhënat e FMN-së për vitin 2024 zbulojnë një realitet tronditës: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës, e tejkaluar vetëm nga Ukraina, një shtet që po përballet me një luftë shkatërruese.

Ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. Mungesa e reformave efektive dhe zbatimi i politikave joadekuate kanë lënë Kosovën në një pozicion të turpshëm në hartën ekonomike të Evropës.

Qytetarë të Kosovës, nuk mund të mbetemi më viktima të mashtrimeve dhe propagandës boshe!

Tabela 1: Vendet më të varfra në Evropë sipas GDP-së për frymë (2024)

Renditja Shteti Statusi Ekonomik dhe Politik

1 🇺🇦 Ukraina-Në luftë aktive dhe krizë të rëndë ekonomike

2 🇽🇰 Kosova-Pa konflikt, por me ekonomi të dobët strukturore

3 🇲🇩 Moldavia-Vendi i varfër për nga zhvillimi

4 🇧🇾 Bjellorusia-Regjim autoritar dhe sanksione ndërkombëtare

5 🇦🇿 Azerbajxhani-Varësi nga burimet natyrore, mungesë diversifikimi

6 🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina-Pasiguri politike dhe tensione etnike

7 🇦🇲 Armenia -Konflikte të vazhdueshme me fqinjët

8 🇬🇪 Gjeorgjia-Tranzicion i ngadalshëm ekonomik

9 🇲🇰 Maqedonia e Veriut-Zhvillim i kufizuar ekonomik

10 🇦🇱 Shqipëria-Ekonomi e bazuar në remitanca dhe turizëm

11 🇷🇸 Serbia-Përballje me stagnim ekonomik

 (Burimi: FMN, 2024)

Zhvillimi ekonomik i premtuar nga qeveria aktuale ka rezultuar në stagnim dhe zhgënjim. Është koha për ndryshim dhe për t’i dhënë vendit një udhëheqje të re që mund të sjellë rritje ekonomike dhe mirëqenie.

Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për të ndalur mashtrimet dhe për të hapur rrugën për zhvillim të qëndrueshëm.

Koha për të shpëtuar Kosovën është tani!Ndryshimi është në duart tuaja!

Prof.Dr. Artan Nimani

Forumi Intelektual E30