Aksidentet në vitin 2018 janë shqetësuese, në nëntë muajtë e parë të vitit 2018 kanë vdekur 90 persona.
Vetëm dje gjatë 24 orësisht u shkaktuan 49 aksidente.
Javën e kaluar vdiqën katër persona në aksidentin ku e përfshirë ishte edhe ambsadorja turke e cila mori lëndime të rënda.
Policia ka ngritur alarmin e aksidentëve, rrugët në të cilat kanë ndodhur po transformohen nga rrugët e komunikacionit në kaos vdekjeprurëse.
Ballkani.info ka kontaktuar me profesorin e UBT-së, Beni Kizolli në Departamentin e Ndërtimit dhe Insfrastrukturës
Ai fillimisht pohoi gjendjen alarmuese të komunikacionit në vend.
“Aksidentet në trafik reflektojnë seriozitetin institucional, që po rezultojnë me humbjen e jetëve të njerëzve në trafik dhe dëmet materiale, të cilat ndikojnë në shumë probleme të komplikuara socio-ekonomik. Fillimisht gjendja aktuale kërkon mobilizim institucional, rishikim i qasjes së menaxhimit të trafikut dhe përkushtim profesional”, tha ai.
Më tutje ai tha se përpjekja për ta kaluar vendi këtë situatë është përgjegjësi e çdo inixhineri të komunikacionit.
“Kur është fjala të përkushtimi profesional, mendoj se në këtë drejtim çdo inxhinier i komunikacionit ka përgjegjësi, respektivisht si komunitet, jemi të paorganizuar. Disa kolegë kanë themeluar një organizatë, por nuk është aktive. Në kuadër Institucioneve Studimore publike nuk ekziston ndonjë institut për hulumtimet në fushën e komunikacionit. Deri dje, inxhinierët nuk kishin asnjë privilegj ndaj të tjerëve për të ligjëruar në auto-shkolla, për asnjë plan rregullativ të qyteteve nuk është ndier nevoja që të merret të paktën pëlqimi nga inxhinierët e komunikacionit rrugor dhe kështu më radhë. Zgjidhja e problemeve, thjesht vetëm me masat ligjore u munduan të zvogëlohen, por ky mekanizëm nuk krijon zgjidhje të vazhdueshme, sepse kjo mbetet si çështje e kulturës, nga sigurimi i patentë shoferit, vozitja e automjetet, përzgjedhja e llojit të mjetit për transport, deri te respektimi i rregullave të trafikut”, tha Kizolli.
Ben Kizolli shpjegoi edhe për projektligin për rrugët si një komponent shumë të rëndësishëm në tejkalimin e kësaj situate.
“Si një tregues tjetër mund të theksojmë mos themelimin e “Agjencisë për Menaxhimin e Rrugëve” të Kosovës e paraparë me PROJEKTLIGJIN PËR RRUGËT. Sikur qeveria qendrore edhe ato komunale, pjesë më të madhe të buxhetit investojnë për infrastrukturën rrugore. Por, vlen të përmendët se nuk kemi legjislacion elementare që shërben për mirëmbajtjen e rrugëve. Fillimisht, aktivizimi i Agjencisë dhe hartimi i legjislacionit për mirëmbajtjen e rrugëve duhet të jetë prioritet kryesor.
Shkaktarët e aksidenteve janë të komplikuara, por të dhënat mbi shkaktarët te ne përfshijnë si faktorin njeri ashtu edhe shkaktarët e lidhur me automjetet dhe gjendjen e rrugëve. Këto janë si rezultat i mungesës së kulturës së vozitësve dhe politikbërjes në drejtim të edukimit dhe vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafik. Një qasje bashkëkohore për ta rritur sigurinë në trafik është menaxhimi i këtyre shkaktarëve dhe krijimi i politikave për të ulur aksidentet bazuar në shkaktarët përkatës. Formatet e reja të gjobave për shkeljen e rregullave të komunikacionit, mund të luaj një rol përmirësuese për gjendjen por jetësimi i tyre po kërkon përkushtim dhe profesionalizëm. Kur është fjala të kultura e pjesëmarrësve në trafik, në duhet të përkushtohemi nga bankat shkollore, por edhe nëpërmjet kontrolleve të koordinuara duhet të imponohet kultura e respektimit të rregullave. Kultura e vozitjes në qytet reflekton edhe në vozitjen në rrugor magjistra dhe nëpër autoudha. Mungesa e kulturës krahas kushtet e mira të qarkullimit nëpër autoudha, po rezultojnë më aksidentet fatale”, përfundoi profesori i Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Beni Kizolli.
Numri i aksidentëve po rritet vazhdimisht dhe kjo ka kaluar në një problem serioz nacional. /Ballkani.info/







