Kandidati i PDK-së për deputet, Lulzim Nika, ka vazhduar takimet me qytetarët. Ai sonte në Dobroshec e ka prezantuar programin dhe vizionin e tij.

“Në këtë takim, ishin prezentë kandidatë për deputetë nga rajoni ynë, nga Drenica, por po ashtu mori pjesë edhe sekretarja e PDK-së duke vlerësuar kontributin e madh dhe angazhimin e anëtarësisë së PDK-së në Dobroshevc dhe më gjerë për fitoren e PDK-së. Takimet plot energji me mbështetësit tanë na konfirmuan diçka të qartë: Kosova mundet dhe meriton më shumë”, ka shkruar Nika.

Postimi i plotë:

Përkrahje e vazhdueshme dhe e pakursyer për vizionin tonë

Si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, pata kënaqësinë të prezantoj para qytetarëve të Dobroshecit programin dhe vizionin tonë për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.

Në këtë takim, ishin prezentë kandidatë për deputetë nga rajoni ynë, nga Drenica, por po ashtu mori pjesë edhe sekretarja e PDK-së  duke vlerësuar kontributin e madh dhe angazhimin e anëtarësisë së PDK-së në Dobroshec dhe më gjerë për fitoren e PDK-së.

Takimet plot energji me mbështetësit tanë na konfirmuan diçka të qartë: Kosova mundet dhe meriton më shumë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur ndaj meje, si kandidat me numrin 96 në listë. Ju ftoj që në ditët në vijim të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më të mirë për Drenasin, Drenicën dhe gjithë Kosovën.