Profesori Kraki merr kërcënime pasi tha se Kurti e bëri për vota deklaratën për shaminë

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, thotë se ka marrë ofendime e kërcënime pasi doli hapur kundër deklaratës së Kurtit që vajzat e moshës mbi 16 vjeç të bartin shaminë në shkolla. Ai dje tha se Kurti gaboi kur deklaroi se pragu për mbulesë duhet të jetë 16 vjeç dhe të njëjtën e bëri për vota.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook” thotë se kombi shqiptar duhet t’i nxjerrë me ‘jashtëqitje’ ata që vërshojnë Facebook-un me shpata në dorë e me gurë në çanta.

“Dhe te gjitha keto komitat mesjetare qe vershojne fejsbukun me shpata ne dore e me gure ne çanta per denime sheriatike, jane ndytesirat me te poshtra qe ka populli yne. Kur shoh gjithe dhunen dhe egersine qe del nga kafkat e tyre te mbushura me hurme, e kuptoj edhe me mire origjinen e barbarise qe ndodhe ne vendet qe keta i kane si model. Keto bisha bejne qe islami te duket fe e dhunes dhe e terrorit.  Prandaj, kombit shqiptar i duhet nje « jashtqitje » gjigante per t’i nxjerre nga trupi keta barbarë qe vajzat e reja i shohin si objekt seksi dhe si prone private derisa vet rreshtohen e jargiten si derra terrasave me makiato duke i shiku ato qe s’kane shami”, ka shkruar ai.

Kraki u ka kërkuar atyre personave që të mos i dërgojnë mesazhe kërcënuese.