Profesori universitar Ardian Kastrati, gjatë debatit në RTV21, ka kontekstalizuar imunizimin e ndikimit rus si me atë të koronavirusit.

“Si përkushtimi për virusin duhet të jemi edhe vigjilent edhe për efektin e luftës hibride ruse në rajon. Duhet vetëdijësim për propagandën dhe luftimin e saj. Lufta ndaj kësaj propagande është e fitueshme, porse nuk duhet të injorohet rreziku nga kjo. Mediat e huaja kanë angazhuar ‘fackt checkers’ në mënyrë që ta verifikojnë çdo informacion që shkon me qëllim dezinformimi, prandaj edhe ne në radhë të parë duhet të mësohemi që ta verifikojmë lajmin për ta publikuar, por nëse jo, se paku, për ta besuar si lexues”, ka thene Kastrati.