Profesori amerikan: Votimi i Kurtit në Shqipëri marrëzi e plotë

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Alon Ben Meir e ka quajtur marrëzi votimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Shqipëri.

Ben Meir  ka thënë se Kurti duhet të shpjegojë se çfarë po dëshiron të demonstrojë me aktin e votimit.

“Votimi i Kurtit në Shqipëri dërgon mesazh shumë të gabuar në të dy vendet në atë se ku qëndron ai me të vërtetë, pavarësisht nga fakti se të dy vendet kanë lidhje të ngushta. Ndoshta ai duhet të shpjegojë atë që po përpiqet të demonstrojë me këtë akt – përveç marrëzisë së plotë, për të thënë të paktën”, ka shkruar ai.

Kurti të dielën ka marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pjesë e garës ishin edhe tre kandidatët e VV-së atje të cilët kanë dështuar të sigurojnë mandat në Parlamentin e Shqipërisë.