Profesori Ali Shabanaj ka nevojë për plazmë gjaku post-Covid

Profesori shumëvjeçar dhe ish-kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Ali Shabanaj është infektuar me COVID-19.

Ai është i shtrirë për trajtim në Spitalin e Pejës dhe ka nevojë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin.

Grupi i gjakut është AB+, teksa të gjithë ata që mund të dhurojnë duhen të lajmërohen në Transfuzionin e Gjakut në Pejë për dhurim në emër të Ali Shabanajt.

Gjithashtu mund të lajmërohen edhe në numrin e telefonit 044271262 – Driton Shabanaj.