Profesoresha e njohur fyen rëndë deputeten Duda Balje, merret edhe me format e trupit të saj

Ditëve të fundit është ringritur në publik çështja e lejimit të shamisë në shkolla.

Rreth çështjes së bartjes së mbulesës në shkolla, ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, shkruan Demokracia.com.

Ajo e ka cilësuar si të padrejtë udhëzimin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë dhe se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese.

Si duket kjo temë nuk i ka pëlqyer aspak, shkrimtares Majlinda Bregasi, e cila është edhe profesoreshë e gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës.

Ajo përmes një postimin në Facebook, ka shkruar se Duda Balje është një pemë e lashtë budallicë ndërsa njërin nga komentuesit iu është përgjigjur duke i komentuar të pasmet e deputetes Duda Balje.

Gjithashtu, profesoresha Majlinda Bregasi është edhe mbështetëse e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Duda, kjo pemë e lashtë budallicë!”.