Giuseppe Ruocco, Sekretar i Përgjithshëm, Zyrtar Kryesor Mjekësor në Ministrinë Italiane të Shëndetësisë dhe anëtar i organit këshillimor të Komitetit Shkencor dhe Teknik për Mbrojtjen Civile, një nga disa subjekte me rol vendimtar në menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Itali. Duke qenë se Italia ishte një nga shtetet e para që u përball me ‘valën e parë’ të pandemisë, ne kërkuam Giuseppe Ruocco që të hedhë dritë mbi situatën me COVID-19 në shtetin e tij dhe t’i jep disa këshilla për Kosovën.
Unë do t’i këshilloja kosovarët që t’i ndjekin udhëzimet që jepen nga autoritetet e tyre shëndetësore. Mos i nënçmoni simptomat, sepse edhe nëse dikush shfaqë simptoma të buta të COVID-19 (siç ndodh shpesh), kjo nuk garanton që ata që personat e infektuar prej tyre do të kenë simptoma të buta. Si rrjedhojë, individët kanë përgjegjësi të dyfishtë si për veten ashtu dhe për komunitetin e tyre – sjellja e pandërgjegjshme siç është shëtitja jashtë shtëpisë kur personi nuk ndihet mirë, nuk është ide e mirë. Për këtë qëllim, të gjithë munden dhe duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e pandemisë duke përvetësuar masa të përshtatshme parandaluese. Kjo duhet të shoqërohet me masat parandaluese të përmendura më herët: distanca sociale, përdorimi i maskës së fytyrës në ambiente të mbyllura ose kur distanca sociale nuk është e mundur, si dhe larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve. Dua të theksojë për individët që mund të jenë të sëmurë: mos u përpiqni t’i anashkaloni izolimet, sepse nuk është veprim i mençur, përkundrazi, respektoni të moshuarit ose individët me sëmundje kronike, të cilët, siç e kemi parë të gjithë, janë më të prekshëm nga virusi.







