Kuvendi i Kosovës pret zgjedhjet e 9 shkurtit për t’u njohur me emrat e rinjë nga partitë politike që do t’i ketë në përbërje.

Një nga kandidatët shumë serioz për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe Prof. Dr. Avni Alidemaj, i cili garon në listën e koalicionit AAK-Forumi Intelektual Europa 30 dhe Nisma, me numrin individual në listë 61, shkruan Ballkani.info.

Kandidimi i një kuadro të tillë është vlerë për secilën listë garuese, e qytetarit i ngelet të shënjestrojë më 9 shkurt mbi numrin 61 për t’i siguruar një ulëse në Kuvend, njërit nga kandidatët më meritor për përfaqësim të qytetarit.