Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Forumi Intelektual E30 dhe Nisma, Artan Nimani mbajti një tubim me të rinjtë, qytetarët dhe mbështetësit e tij në Gjakovë.
Të pranishëm në këtë tubim ishin kandidatë të shumtë të këtij koalicioni, si dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini që u shpreh i kënaqur me kandidaturën e Prof. Nimanit, teksa tha se numri 25 i këtij koalicioni meriton më patjetër një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Përgjatë tubimit u konfirmua mbështetja unanime e të pranishëmve për rrugën e tij drejt parlamentit kosovar.
Ballkani.info ju sjellë pamje nga organizimi:













