Panairi “BIOFACH” është duke u mbajtur në Nurember të Gjermanisë, këtu janë duke marr pjesë edhe disa kompani kosovare.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e pesë kompanive kosovare në këtë panair.
Kompanitë kosovare të cilat janë duke i promovuar produktet e tyre janë : “Eurofruti”, “Fungo”, “OrganicHerb”, “Agroproduct” dhe “Hit-Flores”.
“ “BIOFACH” është panair në të cilin promovohen ushqimet organike. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që të takohen më prodhues profesionalë të ushqimit organik dhe të njihen me trendet e fundit të këtij sektori”.
“MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 48 m2, që gjendet në hall 4, shtand nr. 4-366”.
“Panair do të jetë i hapur në datat 13 e deri 16 shkurt 2019 në Nuremberg të Gjermanisë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo ministri.







