Producenti i njohur paralajmëron lansimin e këngës ‘Gasolina’

Producenti i njohur i kompanisë muzikore, On Records, Zappi, ka vendosur që të realizojë projektin e tij të parë muzikor si artist.

Deri më tani, Zappi ka ndihmuar artistat e tjerë të label-it në krijimin e vijave melodike, ndërsa së shpejti pritet që të lansojë edhe projektin solo, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se producenti në fjalë, kishte paralajmëruar edhe një këngë në bashkëpunim me reperin e njohur Fero, bashkëpunim ky i cili do të publikohet në muajt e ardhshëm.

Përmes postimeve të fundit në Instagram, Zappi ka bërë të ditur se kanë filluar xhirimet e klipit të këngës të cilën do ta titullojë ‘Gasolina’. /Ballkani.info