Pronari dhe producenti i kompanisë Zico, Zijadin Memini i është bashkuar partisë Euroatlantike të Milaim Zekës.
Memini ka njoftuar se i ka hyrë politikës pa e pasur plan të jetës.
Ai ka thënë se Partia Euroatlantike e Milaim Zekës ka energjinë, dijen, punën dhe çdo fuqi tjetër që të ndryshojë gjithçka.
“Duke e parë që më s’mund të jem vetëm një vëzhgues e kritikues i situatës në Kosovë, vendosa të pranoj me kënaqësi ftesën e njërit prej njerëzve më popullor e më udhërrëfyes të vlerave, Milaim Zeka, për ta bërë ndryshimin e për ta luftuar të keqen, që na ka lidhur jo vetëm këmbët” është shprehur Memini.
loading…







