Kosova

Prodhuesit e qumështit kërkojnë ndihmë emergjente nga Qeveria

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, që të aplikojë urgjentisht masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura.

Ata thonë se gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave te krijuara për çdo ditë kanë mbyllje të fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral.

Njoftimi i plotë:

Kērkesë,

Shoqata e prodhuesve të qumështit në bazë të rrethanave të krijuara së fundmi në sektorin e bujqësisë dhe kërkesave të vazhdueshme të fermerëve për përkrahje, për shkakë të ngritjes enorme të çmimeve të inputeve bujqesore dhe kostos tepër të lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve, kërkon nga qeveria, ministria e bujqësisë që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, të papaguara (poashtu edhe granteve të mbetura për pagesë) të cilat edhe më tepër e kanē rënduar gjendjen e sterngarkuar të fermerëve.

Ju njoftojme, se, gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave te krijuara kemi pēr çdo dite mbyllje te fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kemi rritje të kërkesës për qumësht cilesorë, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare.

Andaj, shpresojmë se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar pagesat e lartëcekura të realizohen sa më shpejtë me çka sado pakë do të zbutej kjo gjendje e krijuar në sektorin e bujqesisë në përgjithsi, poashtu, ministria të rishqyrtoj dhe trajtojë me prioritet rrethanat mbi gjendjen e krijuar në sektorin e blegtorisë dhe të tjerë në Kosovë dhe më gjërë dhe të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese pēr t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurrent me regjionin të cilët janë duke aplikuar mbështetje shtesē nga qeveritë e tyre!

Shpresojmë në mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim!

Me respekt,

Milazim Berisha

Kryetar, Shoqata e prodhuesve të qumështit tē Kosovës – SHPQK