Prodhuesi i automjeteve iraniane i jep përparësi eksportit në Rusi

Prodhuesi kryesor i automjeteve i Iranit “Iran Khodro”, po kërkon t’i japë përparësi eksporteve në Rusi, ka thënë CEO i saj, derisa të dy vendet janë nën sanksionet ekonomike perëndimore.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë tregut rus dhe po mendojmë gjithashtu për partneritet me investitorët rusë”, tha në Teheran CEO i “Iran Khodro”, Mehdi Khatibi.

“Ne kemi zhvilluar negociata të mira me Moskën. Tregu rus, me kapacitetet e tij, do të jetë një nga tregjet tona të rëndësishme. Ne do të fillojmë eksportin këtë vit”.