Procesi i numërimit drejt fundit, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit përmes postës.

Zëdhnësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se ky proces është drejt përfundimit.

“Jemi gati në përfundim të numërimit të zarfeve me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes numërimi i tyre do të përfundoj.  Pas përfundimit të numërimit të tyre, QNR’së i duhen disa orë kohë për procedurat e parapara për ta kryer për të [përmbyllur administrimin për rezultatet e zgjedhjeve,.

Elezi njoftoi se të enjten do të shpallen rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe për kandidatët.

“Rezultatet për përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen ditën e enjten, pra me 4 mars”, ka thënë më tutje ai.