Video

Procesi i Berlinit në Tiranë, Gërvalla: BE-ja të vendosë sanksione ndaj Serbisë

Ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka marrë pjesë në takimin ministror të Procesit të Berlinit që është mbajtur në Tiranë.

Në këtë takim ajo ka theksuar se akti i agresionit të Serbisë ndaj Kosovës duhet të dënohet universalisht dhe me vendosmëri dhe se BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

“Gjatë Takimit Ministror të Procesit të Berlinit në Tiranë, theksova se akti i agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës duhet të dënohet universalisht dhe me vendosmëri dhe se BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë”, ka shkruar ajo në platformën X.