Doruntina Çeku

Procesi gjyqësor për një pronë, mbesa e ish-ministrit: Djali i Ethem Çekut më kërcënon vazhdimisht

Doruntina Çeku, mbesa e ish-ministrit Ethem Çeku, ka folur për një proces gjyqësor që e ka ngritur ndaj xhaxhallarëve të saj të cilët i akuzon se i kanë vendosur pronën e babait të saj si një hipotekë të një kredie milionëshe që nga viti 2013 deri në vitin 2023.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se kanë marrë edhe kërcënime, ajo dhe familja e saj nga të afërmit.

“Familja ime është duke marrë vazhdimisht kërcënime,u kanë thënë që të largohen nga prona ku babai im ka investuar dhe ku ka punuar. Sepse nuk është e drejtë kjo cka po ndodh, unë kam marrë edhe padi për shpifje që kam vendosur të flasë”.

“Kam marrë kërcënime nga djali i Ethem Çekut, ku i ka thënë familjes sime por për të ma transmetuar mu.’ Ju korri krejve nëse vazhdoni kështu’, tjera e tjera kërcënime janë të tepërta, unë nuk i fshehu se çfarë po ndodh në familjen tonë”, ka thënë Çeku. /Klankosova.tv