Problemet shëndetësore që mund t’i zgjidhni duke qarë

Gratë në SHBA qajnë rreth 3.5 herë në muaj, ndërsa meshkujt 1.9 herë në muaj, kjo sipas disa të dhënave.

Sidoqoftë, shoqëria shumë shpesh e sheh të qarat si një shenjë e dobësisë. Por, nëse e ndjeni të qani, mos i mbani lotët. Lotët me të vërtet ju sjellin përfitime shëndetësore më shumë se sa që mendojmë.

Në këtë artikull keni mundësinë t’i mësoni përfitimet shëndetësore që i merrni nëse qani dhe nuk i mbani lotët brenda.

Lirimi nga stresi

Një studim i bërë në vitin 2014 ka gjetur se të qarit i ndihmon njerëzit të qetësohen kur janë në një kohë stresuese dhe merr vetëm pak minuta për të aktivizuar këtë gjë.

Ulë shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut shkakton një numër të madh dhe të rrezikshëm shëndetësor. Mirë, një lajm i mirë është dhenë nga shkencëtarët dhe doktorët, të cilët thonë se nëse qani jo vetëm që e ulë shtypjen e gjakut, pot po ashtu edhe i qetëson të rrahurat e zemrës.

Luhatjet në disponim

Nëse e pyesni vetën se pse sjellja juaj ka ndryshuar dhe është bërë më agresive dhe ndjeheni më të irrituar, atëherë nuk ka asnjë përgjigje definitive për këtë gjë. Kjo sepse, disponimi ndryshon nga një numër i madh arsyesh. Një prej arsyeve mund të jetë akumulimi i manganit (lloj minerali i cili i nevojitet trupit në një sasi të vogël). Kur ne qajmë, e heqim manganin e tepërt nga trupi jonë dhe si rezultat ne fillojmë të ndjehemi më të qetë.

Dhembjet

Kur jemi në dhembje fizike disa lot rrjedhin në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo është mënyra e trupit për të larguar dhembjen.

loading…