Probleme në Podujevë, LVV thotë se vëzhguesi i saj në Metehi nuk u lejua të hyjë në Qendër të Votimit

Lëvizja Vetëvendosja, dega në Podujevë, përmes një postimi është ankuar për parregullësi.

Në postimin e LVV-së thuhet se vëzhguesi i saj në Metehi është ndaluar Menaxheri i Qendrës së Votimit dhe nuk është lejuar ta kryej detyrën e tij, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues.

Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë.