Tashmë rusët mund të hasin problem edhe në dëgjimin e këngëve të tyre të preferuara apo në shikimin e filmave.

Rinovimi i një abonimi dhe hapja e një llogarie në Spotify dhe Netflix do të jetë i pamundur për të gjithë rusët që e paguajnë përmes bankave të sanksionuara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur rinovoni një abonim në Spotify dhe Netflix, kur paguani me kartat Sberbank, Tinkoff dhe Alfa-Bank, shfaqet një gabim. Problemi mund të jetë në anën e bankës,”- thuhet në njoftimin.