OSHP

Probleme me dokumente, Gjykata e Tenderëve i fut në listë të zezë dy biznese

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka futur në listë të zezë kompaninë “Dona Impex” Sh.P.K dhe “Trio Tek” SH.P.K.

OSHP vendimin për kompaninë “Dona Impex” e ka marrë pas ankesës së Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A e cila ka gjetur se kompania në fjalë për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me profila të hekurit dhe xhami me paisje përcjellëse” ka prezantuar dokumente të falsifikuara. Më pas OSHP-ja ka marrë vendim konfrom Ligjit të Prokurimit Publik dhe ka futur në listë të zezë firmën, duke ja pamundësuar pjesëmarrjen e në tenderë publikë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Ndërsa vendimin për kompaninë “Trio Tek” SH.P.K. ka ardhur pas ankesës së Doganave të Kosovës, ku kjo e fundit ka vërejtur se kompania në procesin e tenderit “Furnizim me pajisje të IT-së”  nuk i ka pasur në rregull dokumentet dhe ka kërkuar nga OSHP-ja të merren masa konform Ligjit të Prokurimit Publik.

Aktualisht në listën e zezë të OSHP-së janë tetë kompani, të cilat për shkak të paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara në tenderë publikë u pamundësohet pjesëmarrja në tender publikë deri në një kohë të caktuar. /Indeksonline