Problem në një fabrikë në Gjermani, rrugët vërshohen nga çokollata

Banorët e qytetit të Westonenn në afërsi të Dortmundit janë gjendur në një situatë të palakueshme mbrëmjen e të hënës, derisa rrugët e qytetit ishin përfshirë nga një sasi e madhe e çokollatës pas një shpërthimi të fabrikës ReiMeister.

Gjithçka kishte ndodhur rreth orës 8 të mbrëmjes, derisa qindra kilogram çokollatë kishte vërshuar rrugët e këtij qyteti dhe më pas ishte ngurtësuar.

Zjarrfikësit dhe ekspertët e pastrimit ishin thirrur menjëherë pas kësaj ngjarje për të pastruar rrugët e qytetit.

Si pasojë e kësaj rruga kishte qenë e mbyllur për dy orë, derisa kompania e pastrimit kishte larguar sasinë e çokollatës nga rruga.

Sipas një gazete lokale gjermane ‘Soester Anzeiger’, këtë e kishte shkaktuar një problem i vogël në fabrikë.

Pronari i kompanisë, Markus Luckey, ka thënë se ishte një problem me rezervat ku qëndronte çokollata, por ka thënë se prodhimi do të vazhdojë normalisht.