Prizreni me platformë digjitale për transparencë

Sot do të bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut, projekt ky i cili është realizuar në Komunën e Prizrenit, me financim të OSBE-së dhe e implementuar nga ana e kompanisë Appdec.

Lansimi i këtij projekti do të bëhet në ora 15:00, në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe drejtorit të Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari.

Kjo platformë do të jetë një shërbim i ri dhe modern për qytetarët e komunës së Prizrenit, me anë të së cilës do të rritet niveli i transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.