Njoftim

Prizreni lejon për një orë e gjysmë përdorimin e mjeteve piroteknike për Vitin e Ri

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike me rastin e festave të fundvitit, në vendet e hapura publike përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

“Kjo urdhëresë vlen deri më 15 janar 2019, (përveç datës 31 dhjetor 2018 nga ora 23:00 – 00.30 të datës 1.01.2019. Për ata të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi”, njofton kjo komunë.