Prizreni edhe sonte vlon nga “turistët” vendorë! FOTO

Qytetarët në Prizren po vazhdojnë ta respektojnë traditën e shëtitjes në orët e mbrëmjes.

Mediat kanë siguruar fotografi ku shihet grumbull i madh në rrugët dhe sheshin e qytetit të Prizrenit.

Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin kryesorë të qytetit të Prizrenit.

Gjithashtu nga ora 22:00 e deri në 5:00 të mëngjesit janë në fuqi masat kufizuese ku qytetarëve iu ndalohet lëvizja.