Një person është arrestuar në Prizren pasditen e djeshme, ku pas një konflikti verbal dhe nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
“Raportohet se është arrestua i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pas një konflikti verbal dhe nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e PK’së.







