Prizrenasi gjuan me armë zjarri në dasem

Policia e Kosovës njofon se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, u janë konfiskuar dy pistoleta me 9 copë fishekë dy të dyshuarëve.

Më urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Rasti ka ndodhur dje gjatë mesditës, përcjell Ballkani.info.

Komunikata e Policisë:

Prizren 18.08.2019-15:00. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar , nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë konfiskuar dy pistoleta me 9 copë fishekë . Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

loading…