Një veturë është vjedhur pasditen e së shtunës në Prizren.

Pronari i saj ka raportuar në polici se vetura i është vjedhur pasi e kishte dërguar në autolarje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardani”, rreth orës 16:20.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E VETURËS

Lagja Dardani, Prizren, 19.03.2022 – 16:20. Ankuesi mashkull   kosovar  ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij, të cilën e kishte dërguar në autolarje. Rasti është duke u hetuar