Prizren/ Rrahen fqinjët mes vete, një i lënduar rëndë në fytyrë

Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi dyshohet se është rrahur me fqinjin e tij, i cili ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Sipas raportit të Policisë, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Në anën tjetër i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 23.08.2021 – 12:30. Ka ndodhë një rrahje mes dy personave fqinjë mes vete. Si pasojë e rrahjes viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe ka marr tretman mjekësor. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.