Prizren, një femër raporton në polici: Një person më ka sulmuar seksualisht

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual.

Nje femër nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një person.

“Prizren 20.01.2021 – 01:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një person është sulmuar seksualisht. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.