Prizren, manifestim lamtumirës për ushtarët e KFOR-it gjerman

Në kuadër të manifestimit lamtumirës të mbajtur në sheshin “Shatërvan” të qytetit të Prizrenit, u organizua një parakalimi festiv nën përcjelljen e orkestrës ushtarake.

Me rastin e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga kampi ushtarak i KFOR-it në Prizren, sot në këtë qytet u mbajt një manifestim lamtumirës për ushtarët e KFOR-it gjerman, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të manifestimit lamtumirës të mbajtur në sheshin “Shatërvan” të qytetit të Prizrenit, u organizua një parakalimi festiv nën përcjelljen e orkestrës ushtarake.

Në këtë manifestim morën pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sekretarja parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr. Maria Flachsbarth, sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn, ministra të qeverisë së Kosovës, ambasadorë, komandantë, si dhe ushtarë të kontingjentit gjerman dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në një fjalë rasti, kryeministri Haradinaj në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falenderoi të gjithë ushtarët gjermanë të cilët qëndruan në Kosovë. Duke shprehur se ndjehen krenarë me suksesin e ushtarëve gjermanë në Kosovë, Haradinaj tha se “Dua gjithashtu të falenderoj Gjermaninë për mbështetjen në të gjitha fushat. Si rezultat të kësaj, Kosova sot është në paqe dhe njerëzit nga etnicitete, religjione dhe besime të ndryshme jetojnë në harmoni. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në paqe”.

Haradinaj po ashtu falenderoi kontingjentin gjerman për mbështetjen e ofruar për institucionet e sigurisë, si për policinë ashtu edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Haradinaj më tej theksoi se kampi ushtarak gjerman në Prizren do të transformohet në një kamp inovativ dhe trajnues, ku shtoi se ky park do të bëhet një histori e suksesit. Ai po ashtu ftoi kompanitë gjermane që të investojnë në Kosovë.

Në fund të fjalimit Haradinaj dekoroi komandantin e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Kosovë, nënkolonel Eric Offermann me “Hartën e Artë të Kosovës”, në nderim për shërbimin dhe arritjet e kontingjentit gjerman të KFOR-it në Kosovë.

Ndryshe sot iu tha lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizreni, i cili ka shërbyer që nga viti 1999. 300 ushtarë sa janë aktualisht në Prizren, vetëm 70 prej tyre do të mbesin në Prishtinë, në Camp Film City, e të cilët do e ndihmojnë FSK-në në avancimin e saj. Kampusi i KFOR-it gjerman, që kanë shërbyer për 19 vite në Prizren do u dorëzohet autoriteteve vendore, ndërsa në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.