Prizren: Arrestohet një person pasi rrahu gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që i njejti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, pasi nuk kishte lëndime të dukshme.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, pasi nuk kishte lëndime të dukshme. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

loading…