Prizren

Prizren, arrestohet hajni i bizhuterive

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në Prizren.

Sipas policisë, një person është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës.

Policia ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes kanë arritur që të arratisen edhe dy persona të dyshuar. Njësitet policore janë në kërkim të tyre.

Ndërsa tek personi i dyshuar policia ka gjetur bizhuteri dhe gjësende tjera të vjedhura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.