Një burrë është arrestuar dje pas mesditës në Prizren.
Ai dyshohet se kishte ushtruar profesionin e avokatit me licencë të vëllait të tij gjithashtu avokat, njofton policia.
Duke qenë se i ka skaduar licenca e vet e punës ai ka prezantuar dokumentin e të vëllait në stacion policor ku kishte përfaqësuar një person të dyshuar për një tjetër rast.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të rastit.







