Limuzinat u futën ndaras – ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u përshëndet nga homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, e pak më vonë aty mbërriti edhe Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus.
BBC raporton nga Antalia se për këtë takim, ka interesim shumë të madh.
Salla e shtypit në vendin ku po mbahen bisedimet është mbushur plot me reporterë e ekipe ndërkombëtare.
Diskutimet që nisën pak më herët, po mbahet me dyer të mbyllura.
Delegacioni ukrainas, edhe ai rus, kanë thënë se do të mbajnë konferencë për media sapo të mbarojë takimi.

Megjithatë, pritshmëritë janë shumë të ulëta.
Këtë e ka thënë vet Kuleba, duke argumentuar se çdo sukses do të varet nga ato që ai i quan “udhëzime” që Lavrov merr nga Moska.
Ministri Kuleba, thotë se shpreson se Rusia do të lejojë funksionimin e korridoreve humanitare.
Ai tha se është i gatshëm për takime të tjera në të ardhmen.







