Pritjet për rezonancë magnetike deri 1 vit, për tomografi deri 40 ditë

Pritjet për rezonancë magnetike deri 1 vit, për tomografi deri 40 ditë. Pritjet e pacientëve jo spitalor për rezonancë magnetike shkojnë deri në një vit sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në njoftimin e tyre ZKA thotë se për Tomografinë e kompjuterizuar pritjet mesatarisht janë 35 deri në 40 ditë, shkruan Botapress.info

Duke pasur parasysh ndikimin e madh që ka funksionimi dhe menaxhimi i pajisjeve mjekësore në kujdesin shëndetësor, përkatësisht në jetën e qytetarëve, ZKA ka ndërmarrë një auditim të performancës për përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit ”Përgjegjësia e monitorimit dhe menaxhimit në përdorimin e pajisjeve mjekësore. Rasti: Tomografia e Kompjuterizuar” i kryer në vitin 2015.

Asnjë rekomandim i Auditorit të Përgjithshëm nuk është adresuar plotësisht

“Auditimi përcjellës nxjerr në pah se asnjë nga rekomandimet e dhëna në vitin 2015 nuk janë adresuar plotësisht. Institucionet përgjegjëse si Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, Qendra Klinike Universitare dhe Spitalet e Përgjithshme në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, nuk kishin përgatitur plane veprimi, duke treguar mungesë të përgjegjësisë për të përmirësuar situatën për menaxhimin e pajisjeve mjekësore dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. “, bën të ditur komunikata

Komunikata e ZKA-së njofton se Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm lidhur me këtë auditim deklaroi se pajisjtet mjekësore duhet të menaxhohen dhe monitorohen mirë pasi ka ndikon në shëndetin e qytetarëve

“Ofrimi i shërbimeve me kohë dhe kujdesi shëndetësor ka ndikim të madh në cilësinë jetës dhe shëndetin e qytetarëve. Për një sistem shëndetësor funksional, teknologjitë shëndetësore janë thelbësore. Pajisjet mjekësore duhet të menaxhohen dhe monitorohen mirë, sepse luajnë rol vendimtar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe rehabilitimin e pacientëve”, citohet të ketë thënë Osmani

Në njoftimin e publikuar thuhet se vlera e pajisjeve speciale mjekësore në ShSKUK vlerësohet të jetë rreth 8 milionë euro , ndërsa shpenzimet për mirëmbajtje dhe servisim për vitet 2016 – 2017 janë rreth 4 milion euro. Në mungesë të monitorimit dhe mirëmbajtjes me kohë, ka pasur raste kur disa pajisje ishin jashtë funksionit deri në gjashtë muaj gjatë vitit. Për më tepër, në disa raste kur Tomografitë e Kompjuterizuara (TK) kanë funksionuar jashtë parametrave të rekomanduar nga prodhuesi, duke rrezikuar kështu profesionalizmin e stafit mjekësor.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se veprimet e deritanishme nuk janë të mjaftueshme, prandaj, në rekomandimet e dhëna për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka kërkuar që të intensifikojnë përpjekjet për adresimin e plotë të rekomandimeve

Dhjetë rekomandimet e pa zbatuara plotësisht

Raporti i auditimit kishte rezultuar me dhjetë rekomandime. ZKA kishte gjetur se institucionet shëndetësore publike nuk kishin mekanizma për të menaxhuar dhe monitoruar pajisjet mjekësore. Ministria e Shëndetësisë nuk kishte arritur t’u ofroj një udhëzues për spitalet për të mënyrën monitorimit, menaxhimit si dhe procedurat e përdorimit të pajisjeve mjekësore.

QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme nuk kanë arritur të sigurojnë funksionim të vazhdueshëm të tomografisë së kompjuterizuar, duke shkaktuar pritje të gjata të pacientëve duke iu dhënë pacientëve mundësi të trajtohen në spitalet private, për të siguruar librin e ndërrimit dhe se stafi mjekësorë paraqet gjendjen e tomografive të kompjuterizuar, pacientët e prezantuar në raport përputhen me librin e protokollit, përshkrimi unik i vendeve të punës.

Rekomandimi i parë i pa zbatuar thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë se Departamenti i Shërbimit Spitalorë (DShSh) së bashku me Shërbimin Spitalorë Klinik Universitarë (ShSKUK) kanë identifikuar nevojat për udhëzime, nxjerrin ato dhe të ndërmarrin hapa për implementimin e shpejtë të tyre.

Rekomandimi tjetër që nuk ishte zbatuar ishte lidhur me përshkrimin unikë vendeve të punës së stafit mjekësorë.

Pjesërisht ka zbatuar rekomandimin në hartimin e përgjegjësive për trupat mbikëqyrëse për eliminimin e punës së dyfishtë

“Bordi Mbikëqyrës i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës të hartoj përgjegjësitë e reja për trupat mbikëqyrëse brenda institucioneve shëndetësore dhe ndaj detyrat e tyre duke shmangur rrezikun e punës së dyfishtë”, thuhet në në rekomandim

Rekomandimi për trajnimi I bioinxhinerëve së bashku me garancinë e pajisjeve mjekësore të blera është zbatuar pjesërisht

“Kur të bëhet blerja e PM-së, menaxhmenti i ShSKUK duhet të sigurohet që së bashku me garancinë përfshihet edhe trajnimi i duhur për bioinxhinierët. Trajnimi duhet të jetë i tillë që siguron se bioinxhinierët do të jenë në gjendje të mirëmbajnë PM-të pas skadimit të garancisë”, bën të ditur raporti.

Auditori rekomandoi  centralizimin e mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore (PM) së bashku me përforcimin e njësisë për mirëmbajte, duke përbërë një trajnim gjithëpërfshirës për bioinxhinerët. Por ky rekomandim nuk ishte zbatuar.

Rekomandimi për librin e ndërrimin në reparte ishte zbatuar pjesërisht nga këto institucione

“Librat e ndërrimit vendosen në secilin repart në klinikë/spital që ndër të tjera dhe procedurat e pranim/dorëzimit duhet të jenë plotësisht funksionale në pajtim me kërkesat aplikueshme”, thuhet në rekomandim

Gjithash Auditori i Përgjithshëm rekomandoi se stafi përgjegjës në QKUK dhe SP-të prezantojnë raporte të pacientëve të trajtuar sipas të dhënave reale dhe të jenë të krahasueshme në çdo kohë, por ky rekomandim u zbatua pjesërisht.

Pjesërisht është zbatuar edhe rekomandimi ku thotë se bioinxhinierët mbulojnë të gjitha Pajisjet Mjekësore (PM-t)ë në kontrollin rutinor dhe të hartohet një raport për masat e duhura që do të merren për çështje funksionaliteti.

Përshkrim i qartë i punës për komisionin e Kontrollit të Sigurisë së Cilësisë dhe Komisioni i Kontrolleve të Brendshme , për të siguruar se nuk do të ketë dyfishim të kontrolleve pjesërisht nuk e kanë zbatuar

Këtyre institucionet u rekomandua gjithashtu se të themelojë komisione në të gjitha spitalet e përgjithshme që të përmirësohet cilësia dhe ngritët përfomanca

“Të themelojë komisione në të gjitha SP që në vazhdimësi të përmirësohet cilësia dhe ngritët performanca si dhe mekanizmi i kontrollit mbi punën e komisioneve të vendoset duket siguruar përdorim adekuat të pajisjeve mjekësore”, thuhet në rekomandimn i cili u zbatua pjesërisht