Ardhja e diasporës

Pritje të gjata në Merdar e te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Kolona të gjata janë regjistruar në hyrje të pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar, ka njoftuar të enjten mbrëma Qendra për Menaxhim Kufitar.

Pritjet te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 2 orë apo 1 kilometër kolonë, ndërsa në Merdar pritjet janë mbi 3 orë.

Pritje ka edhe në pika të tjera, por më të shkurtra.

Image
Qendra për Menaxhim Kufitar

Në periudhën e fundvitit, fluksi i mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë ka qenë i madh.

BONUS VIDEO: Xhafer Gashi flet për LDK-në, Obiliqin, raportin me Qeverinë Kurtin dhe heroin Agim Ramadani