Pritje në Merdare, dy orë për të dalë nga Kosova

Deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova prej kufirit në Merdare.

Kështu njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas njoftimit, pritja për të dalë nga Kosovë në Merdare është 1 orë e 40 minuta deri 2 orë.

Kujtojmë se në vazhdimësi Merdarja ishte një nga pikat kufitare më të ngarkuara. E tillë ka qenë edhe gjatë këtyre muajve kur edhe kishte fluks të bashkatdhetarëve.

Jo në pak raste, pritjet në këtë pikë ishin deri në tetë orë.

Kolona e pritje ka pasur edhe në pikat tjera si Jarinje, Dheu i Bardhë e Mutivodë.

loading…