Pritje madhështore për Xhavit Halitin në Pejë

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka mbajtur tubim elektoral në vendlindjen e tij, Pejë.

“Ditën e sotme të fushatës zgjedhore e përmbylla duke bashkëbiseduar me simpatizantë dhe aktivistë të nëndegëve 7 Shtatori 1 dhe 2 të PDK-së në Pejë”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Poashtu, Haliti ka shkruar se Ky tubim madhështor tregon qartë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit do të jetë bindëse.

Haliti është njëra ndër figurat e para dhe me të rëndësishme të PDK-së. Ai kandidon për deputet në listën e PDK-së dhe mban numrin 11. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

loading…