Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka postuar fotografi nga takimi me të rinjt e Deçanit të cilët i kanë dhënë përkrahje të madhe.

Deçani historikisht njihet si përkrahje e madhe e AAK-së.

“Është nderë dhe kënaqësi që sot morëm përkrahjen e të rinjve të Deçanit, ku u zotuan që mbështetja me 14 shkurt do të jetë e madhe. Historikisht Deçani e ka dëshmuar që përkrahja për Presidentin Ramush Haradinaj, ka qenë dhe mbetet e paluhatshme. Faleminderit për mikpritjen e madhe!”, ka shkruar Brahimaj.

Brahimaj ka takuar sot edhe banorët e dy fshatrave të Gjakovës, Gërqinës dhe Demjanit.

Brahimaj në listën e AAK-së kandidon me numër 22.