Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Hamdi Komoni-Loki që mbanë numrin 51, ka pasur një takim me qytetarët e Ferizajt, derisa ka gjetur një mbështetje të madhe atje.
Komoni ka thënë se në Ferizaj ndihet si në shtëpi të tij, dhe kjo mbështetje e motivon atë të punojë fuqishëm për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.
“Bashkë do të vazhdojmë përpara për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Komoni.
Postimi i plotë:
Ferizaj, shtëpia ime e dytë!
Mbrëmë në Ferizaj, pata kënaqësinë të kaloj një mbrëmje të veçantë me shumë shokë dhe miq të mrekullueshëm. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe mikpritjen tuaj.
Bashkë do të vazhdojmë përpara për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Me respekt,
Hamdi Komoni (Loki)







