Pritje madhështore për Daut Haradinajn në Prelez të Muhaxherëve, shumë aderime në AAK
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka qëndruar sonte në Ferizaj, respektivisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve.
Në këtë fshat ai është pritur nga shumë banorë të cilët i janë bashkuar konceptit për 100 për qind shtet.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Së bashku me nënkryetarin e Aleancës në Ferizaj, Naim Ferati, takuam Xhevat Jakaj në fshatin Prelez i Muhaxherëve. Ai së bashku me shumë bashkëfshatarë nga sot i bashkohen konceptit për shtet 100%.
Ky koncept po merr përkrahje të fuqishme anembanë Kosovës.
I nderuar me pritjen në këtë zonë që historisë i dhanë shumë, me breza të tërë, që nga luftërat ballkanike e deri në luftën e fundit.
Ky bashkim njerëzish dhe vlerash, sjellë sukses të garantuar
Na priftë e mbara!
DH