Zyrtari i lartë i AAK-së dhe ish deputeti, Daut Haradinaj sonte është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e Kievës së Malishevës.

Në këtë tubim ku në AAK kanë aderuar shumë banorë të Kievës, Haradinaj është shprehur mirënjohës ndaj profesorëve dhe burrave të kësaj anë që, sipas tij, po e bëjnë ndryshimin e madh.

“I befasuar nga pritja që na u bë nga banorët e Kievës. Mirënjohje profesorëve dhe burrave të kësaj ane që po e bëjnë ndyshimin e madh. Mirënjohje dhe respekt për Kajtaz Gashin dhe angazhimin e tij së bashku me bashkëvendasit e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Në Kiev ka qenë i pranishëm edhe Fatmir Shurdhaj, i cili muaj më parë kaloi nga PDK-ja në AAK. /Ballkani.info/

loading…