Pritje e kolona të gjata në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë

Mesditën e diele kolona e pritje të gjata ishin në pikë kalimet kufitare Hani i Elezit- Bllacë dhe anasjelltas.

Mbi një orë kanë pritur automjetet për të kaluar në këtë pikë kalimi kufitare që lidhin Kosovën me Maqedoninë e veriut.

Interesim i madh për votim nga diaspora, ja sa aplikacione kanë arritur për 6 tetor
Kolona në dalje të Kosovës ishte deri tek rruga e doganës, ndërsa nga pikë kalimi kufitar Hani i Elezit deri në atë të Bllacës e gjithë rruga ishte e stërmbushur me automjete.

Derisa Policia e Kosovës, legjitimonte kalimtarët, nga tre shirita duhej renditur në vetëm në një shirit në kolonën e gjatë e cila ishte nga kjo pikë tek tjetra.

E njëjta situatë ishte edhe nga ana e kundërt nga Maqedonia drejt Kosovës, ku kolona ishte nga njëri pikë kalim tek tjetri.

Qytetarët e revoltuar në shenjë reagimi i bienin edhe sirenave.

loading…



Chat conversation end
Type a message…