Pikat kufitare në Kosovë të bllokuara nga pritjet e kolonat.
Përveç kolonave dhe pritjeve të pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare, njëjtë po ndodhë edhe në kufirin me Maqedoninë.
Në fotografitë e dërguara nga pika kufitare, bëhet e ditur se pritjet tek Hani i Elezit po zgjasin deri në dy orë.
Kjo ka bërë që të krijohen kolona kilometërshe.


Ndërsa sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare me Maqedoninë (Hani i Elezit), janë deri në 20 minuta, raporton Ballkani.info.







